Trajneri i ri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka zbuluar listën e tij të parë të futbollistëve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës FIFA 2026 kundër Ekuadorit dhe Paraguait, të planifikuara përkatësisht më 5 dhe 10 qershor.
Lista prej 26 lojtarësh bie në sy për mungesën e sulmuesit yll Neymar, i cili vazhdon të jetë jashtë fushave, teksa Ancelotti nis një epokë të re me kombëtaren braziliane.
Skuadra përfshin një përzierje të lojtarëve me përvojë ndërkombëtare dhe talente të rinj në të gjitha repartet.
Portierë: Alisson, Bento, Hugo Souza
Mbrojtës: Alex Sandro, Carlos Augusto, Ëesley, Vanderson (mbrojtës anësorë)
Alexsandro, Beraldo, Marquinhos, Leo Ortiz, Danilo (qendërmbrojtës)
Mesfushorë: Andreas Pereira, Andrey Santos, Bruno Guimarães, Casemiro, Ederson, Gerson
Sulmues: Vinícius Júnior, Antony, Raphinha, Gabriel Martinelli, Matheus Cunha, Richarlison, Estêvão (yll në ngjitje)
Federata Braziliane e Futbollit publikoi zyrtarisht listën të hënën në rrjetin social X.
Brazili do të presë Ekuadorin më 5 qershor, përpara se të udhëtojë drejt Paraguait më 10 qershor, në kuadër të fushatës kualifikuese për Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë./GazetaExpress/