Çarçafë të bardhë në ballkone, Palermoja kujton gjyqtarin antimafia Falcone - Gazeta Express
string(74) "carcafe-te-bardhe-ne-ballkone-palermoja-kujton-gjyqtarin-antimafia-falcone"

Çarçafë të bardhë në ballkone, Palermoja kujton gjyqtarin antimafia Falcone

Gazeta Express

23/05/2020 19:17

Që nga nata e mbrëmshme me qindra çarçafë të bardhë u nderën nëpër ballkonet e qytetit italian të Palermos.

Maria Falcone, e motra e gjykatësit të famshëm italian Giovani Falcone, i vrarë nga mafia italiane në Capaci, sugjeroi këtë nismë, me italianët të bllokuar nga pandemia.

Lexo Edhe:

Në mëngjes, çarçafët e bardhë mbulonin faqet e ballkoneve, ndërsa flamurët italianë valëviteshin, njësoj siç ndodhi në vitin 1992.

Edhe sot, u përkujtua një nga heronjtë italianë, i cili u vra gjatë një atentati me bombë më 23 maj të vitit 1992 nga mafia siciliane.

Por çarçafët e bardhë u nderën edhe në qendër të qytetit sicilian, në pallatin e famshëm “Drago”, e gjithashtu edhe në rrjetet sociale kanë qenë të shumtë sicilianët e italianët, të cilët i janë bashkuar kësaj nisme.

Në shpërthimin e ndodhur në atë atentat famëkeq, humbi jetën edhe bashkëshortja e Falcone-s, si edhe tre agjentë pjesë e shpurës së tij.