Capri, ishulli italian rihapet në qershor - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 23:39

Capri, ishulli italian rihapet në qershor

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 23:39

Capri, destinacioni joshës turistik me pallate të mrekullueshme, restorante të klasit botëror do mirëpresë vizitoret pas një viti mbyllje.

Ashtu si pjesa tjetër e Italisë, po hapet ngadalë. Darkat në natyrë u bënë të mundura përsëri në 26 prill dhe ngrënia në ambiente të mbyllura do të lejohet në fillim të qershorit.

Kryetari i Bashkisë Capri, Marino Lembo, shpreson se më e keqja ka mbaruar për 14,000 banorët e ishullit.

Turizmi në ishull, i bërë i famshëm në shekullin e kaluar i frekuentuar edhe nga yjet si Audrey Hepburn dhe Sophia Loren dhe më vonë nga Tom Cruise e Jennifer Lopez, ra me gati 70% gjatë 2020. Çdo vit ky ishull priste gati 3 milion turistë .

Optimizëm kanë shfaqur edhe dyqanet e modës luksoze dhe restorantet e nivelit të lartë si La Capannina.

Katërmbëdhjetë nga 20 rajonet e Italisë, duke përfshirë rajonin e Campania, ku Capri ndodhet pranë brigjeve të Napolit, janë caktuar zona të verdha me një rrezik relativisht të ulët të COVID 19 .

Bashkimi Evropian ka thënë se vizitorët amerikanë, një shtyllë tradicionale për sezonin turistik të Capri, mund të udhëtojnë në vendet anëtare këtë verë nëse janë vaksinuar.

Evropa po garon për të filluar një skemë digjitale të shëndetit “Green Pass” në qershor për të shpëtuar sezonin veror.