Capital T i hynë edhe aktrimit, tregon se në cilin film do të luajë - Gazeta Express
string(66) "capital-t-i-hyne-edhe-aktrimit-tregon-se-ne-cilin-film-do-te-luaje"

Capital T i hynë edhe aktrimit, tregon se në cilin film do të luajë

TV/Film

Gazeta Express

02/03/2022 23:50

Reperi Capital T ka njoftuar me anë të një statusi në Instagram se do të hyjë edhe në botën e aktrimit

Sipas Capital T, filmi quhet Jericho Ridge derisa pritet që të bëhet në regji të Will Gilbey, i cili ka qenë i nominuar edhe në BAFTA.

Lexo Edhe:

“Jam i emocionuar të ju tregoj se do të hidhem edhe në industrinë e filmit me një projekt të madh që quhet ‘Jericho Ridge’, i cili do të punohet me regji të Will Gilbey – fitues i BAFTA-së! Shumë i lumtur të filloj këtë përvojë të re me yje të tjerë të mëdhenj si Nikki Amuka Bird – e nominuar në BAFTA”, ka shkruar fillimisht ai.

Në fund ai ka falënderuar edhe disa nga personat që e kanë propozuar atë për këtë rol.

“Do ta bëjë më të mirën për këtë projekt që do të jetë i pari nga shumë të tjerë që do vinë. Shumë falënderime që me morët mua, Will dhe producentët Harvey Ascott, Besnik Krapi, Mark O Sullivan dhe Alex Tate”, ka shkruar Capital T. /GazetaExpress/