Capello paralajmëron Lautaron: Më mirë titullar në Inter sesa në stol të Barcelonës - Gazeta Express
string(82) "capello-paralajmeron-lautaron-me-mire-titullar-ne-inter-sesa-ne-stol-te-barcelones"

Gazeta Express

22/05/2020 8:30

Capello paralajmëron Lautaron: Më mirë titullar në Inter sesa në stol të Barcelonës

Gazeta Express

22/05/2020 8:30

Fabio Capello e lavdëroi yllin e Interit, Lautaro Martinezin, mirëpo e paralajmëroi atë se është më mirë të jetë titullar te klubi i Serisë A sesa të transferohet në Barcelonë e të mbetet në bankën rezervë atje.

Lautaro Martinez ka qenë i përfolur për një transferim te gjiganti i La Ligës, pasi që ka shkëlqyer për Interin gjatë këtij sezoni me 16 gola të shënuara në 31 ndeshje të zhvilluara, transmeton Gazeta Express.

Përderisa Capello është i impresionuar nga argjentinasi, ish-trajneri i Real Madridit dhe Juventusit thotë se Martinez mund të përballet me një sfidë më të vështirë sesa që po mendohet për të zënë vend në formacionin e parë në Camp Nou.

“Lautaro Martinez është një futbollist shumë i mirë”, ka thënë Capello, në një intervistë të dhënë për El Largueron.

“Ai ka gjithçka – shumë cilësi, lëvizje shumë t ëshpejta dhe gjithashtu është shumë i mirë kur godet drejt portës”.

“Të shkosh në Barcelonë dhe të bëhesh titullar atje, përderisa aty është Luis Suarez, është e vështirë. Mendoj se është më mirë të jesh titular në Inter sesa në stol të Barcelonës”.

Martinez i ka shënuar 25 gola në 66 ndeshjet e zhvilluara për Interin që nga transferimi i tij në San Siro në vitin 2018 nga Racing Club. /Gazeta Express/