Capello kujton nepotizmin në Real Madrid: Presidenti më kërkoi t’ia fus djalin në lojë - Gazeta Express
string(84) "capello-kujton-nepotizmin-ne-real-madrid-presidenti-me-kerkoi-tia-fus-djalin-ne-loje"

Capello kujton nepotizmin në Real Madrid: Presidenti më kërkoi t’ia fus djalin në lojë

Gazeta Express

14/02/2020 12:49

Ish-trajneri i Real Madridit, Fabio Capello, ka thënë se ai nuk kishte pasur kurrë probleme me lojtarët në Santiago Bernabeu, por kishte pasur probleme me presidentin e klubit.

Fabio Capello u largua nga Real Madridi pasi i ndihmoi ta fitojë titullin e ligës gjatë sezonit të tij të parë në kryeqytetin spanjoll, 1996/97, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri italian e pranon se ai kurrë nuk ishte pajtuar me presidentin e atëhershëm të klubit, Lorenzo Sanz, i cili kërkonte që djali i tij Fernando ta zinte një vend në ekipin e parë. Megjithatë, Capello nuk kishte pranuar t’ia bënte këtë nder Sanzit.

“Ne disa raste të ndryshme u përballa me disa probleme. Jo me lojtarët – vetëm me presidentin, i cili më kërkonte t’i bëja disa gjëra ndryshe nga mënyra se si i shihja unë”, ka thënë Capello.

“Ai dëshironte që unë t’ia fusë në skuadër djalin e tij… Unë i tregova menjëherë atij: “Djali yt s’mund të luajë në këtë skuadër”.

Ndërsa, sa i përket mbrojtësit anësor Carlos Secretario, i cili e kaloi një sezon në klub, Capello ka sqaruar se për disa arsye të ndryshme, ai s’pati kurrë sukses në Real Madrid.

“Secretario… del në fushën e Bernabeut me fanellën e Real  Madridit dhe… më falni që po e përdor këtë shprehje, por u dhj*u… Ai s’mund të luante. Ljo është e vërteta. Në stërvitje ai ishte i mrekullueshëm, edhe për ekipin kombëtar. Por, sapo e vishte fanellën e Real Madridit, ishte i tmerrshëm, i gabonte edhe pasimet më të thjeshta”, tha Capello. /Gazeta Express/