Capello: Interi më superior, por Derbi i Milanit varet se si zgjohet nga gjumi Leao - Gazeta Express
string(81) "capello-interi-me-superior-por-derbi-i-milanit-varet-se-si-zgjohet-nga-gjumi-leao"

Futboll

Gazeta Express

22/11/2025 10:04

Capello: Interi më superior, por Derbi i Milanit varet se si zgjohet nga gjumi Leao

Futboll

Gazeta Express

22/11/2025 10:04

Fabio Capello ka dhënë parashikimet e tij para “Derby della Madonnina”, duke thënë se Interi është “superior” ndaj Milanit, por shumëçka varet edhe si “Rafael Leao zgjohet në mëngjes”.

“Sky Sport Italia” foli me ish-trajnerin e Milanit, Capellon, i cili e përjetoi këtë ndeshjes në disa raste.  

 “Ishin të gjitha të veçanta, derbi është një ndeshje e veçantë për atë se çka do të thotë për këtë qytet dhe për Italinë, ka shumë tifozë të Milanit dhe Interit në të gjithë vendin”, ka thënë ai.

Çka duhet t’u thotë një trajner lojtarëve që t’i motivojë për një ndeshje të madhe si kjo?

 “Nuk duhet të flasësh shumë, sepse veçse ka një uri të madhe për rezultat pozitiv, mund të rrezikoni të bëni dëm. Tensioni qëndron me ju gjatë tërë javës, dhe edhe ata po ashtu që shkojnë në detyra ndërkombëtare do të kenë menduar për derbin”, shtoi ai.

Max Allegri rikthehet në këtë derbi si trajner i Milanit, për herë të dytë në karrierën e tij.

 “Allegri ka pasur kampanja të shkëlqyeshme te Milani dhe unë mendoj se ai është njeriu i duhur për të shkaktuar probleme për Interin, që në këtë moment besoj janë skuadra më superiore”, vazhdoi Capello.

“Ai duhet t’i bëjë lojtarët që të vërtetojnë se janë më të fortë. Jam kurioz për rikthimin e Christian Pulisicit, sepse ai ka qenë i lënduar për një kohë dhe kjo mund të jetë një faktor. Ai mund të shkaktojë probleme së bashku me Leaon në kundërsulme”, tha Capello.

Rafael Leao është ylli i skuadrës së Milanit, megjithatë jovazhdimësia e tij është një problem i vazhdueshëm për çdo trajner që punon me të.

 “E gjitha varet se si Rafael Leago zgjohet në mëngjes. Ai është një lojtar unik, mudn të krijojë diçka nga asgjëja. Ju duhet ta pranoni atë ashtu siç është, nuk e dini kurrë se çfarë do të merrni. Është sikur të hedhësh një monedhë në ajër”, përfundoi ai./GazetaExpress/