Capello i dashuruar në Zaniolon: Mund ta fitojë Topin e Artë - Gazeta Express
string(59) "capello-i-dashuruar-ne-zaniolon-mund-ta-fitoje-topin-e-arte"

Capello i dashuruar në Zaniolon: Mund ta fitojë Topin e Artë

Gazeta Express

02/08/2020 13:18

Fabio Capello është i mahnitur me talentin e Nicolo Zaniolos dhe besoj se ai ka mundësi ta fitojë Topin e Artë një ditë.

Ish-trajneri i Romës ka komentuar paraqitjen e numrit 22 të verdhekuqve kundër Juventusit.

Lexo Edhe:

“Zaniolo ka një forcë fizike dhe cilësi t ë jashtëzakonshme. Ka një potencial jo për Këpucën e Artë, por mund të synojë diçka më shumë, Topin e Artë”, ka thënë Capello për Sky Sport.

“Jam i dashuruar me të. Ka gjithçka, forcë, cilësi dhe shpejtësi. Edhe lojtarë të tjerë i kanë këto cilësi, por jo në nivelin e tij. Ka vizion loje, prekje magjike dhe aftësi teknike”.