"Çanten muj me e pru në studio - I kanë pru 70 centë edhe do tesha",  Vëllai i Agonit e thotë të kundërtën e Policisë për atë se çka iu gjet atij - Gazeta Express
string(139) "canten-muj-me-e-pru-ne-studio-i-kane-pru-70-cente-edhe-do-tesha-vellai-i-agonit-e-thote-te-kunderten-e-policise-per-ate-se-cka-iu-gjet-atij"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 22:00

“Çanten muj me e pru në studio – I kanë pru 70 centë edhe do tesha”,  Vëllai i Agonit e thotë të kundërtën e Policisë për atë se çka iu gjet atij

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 22:00

Alban Zejnullahu, vëllai i viktimës Agon Zejnullahu, ka thënë të kundërtën e asaj që Policia ka thënë në komunikatë me pretendim që të ndjerit iu ka gjetur “substancë pluhur”.

Zejnullahu tha në “Pressing” të T7 se iu kanë sjellur 70 centë dhe disa rroba të Agonit.

“Këta kanë thënë që i kanë gjetë do pluhun a po? Ku e analizun kur policia kanë qenë në emergjencë, policia na e kanë dorëzu çantën neve. A bon me ditë analizën, pse pajisjet tjera i ka në çantë? Çantën unë e kam. S’e kuptoj çfarë analize e kanë bërë me atë pluhur. Nëse janë qaq ekspertë me analizu brenda në emergjencë policia, okej. Çanten na e kemi marrë në emergjencë“, deklaroi ai.

“I mungon një zinxhir në vlerë mbi dy mijë euro dhe një orë në vlerë prej një mijë euro që nuk është, mundeni me e pa edhe në video zinxhirin. Krejt çka kanë pru janë 70 cent në raport edhe do tesha“, ka thënë ai. /Gazeta Express