Cannavaro i jep shpresë Evropës: Unë po eci lirshëm nëpër rrugë, Kina po i kthehet normalitetit - Gazeta Express
string(93) "cannavaro-i-jep-shprese-evropes-une-po-eci-lirshem-neper-rruge-kina-po-i-kthehet-normalitetit"

Cannavaro i jep shpresë Evropës: Unë po eci lirshëm nëpër rrugë, Kina po i kthehet normalitetit

Gazeta Express

29/03/2020 8:58

Trajneri i Guangzhou Evergrande, Fabio Cannavaro, iu ka dërguar mesazh nga Kina ndjekësve të vet evropianë, për t’iu dhënë shpresë në një kohë krize nga pandemia koronavirus.

Fituesi i Kupës së Botës më Italinë Cannavaro ka konfirmuar se atij tani i lejohet të ecën lirshëm nëpër qytet, pas disa muajve lufte me koronavirusin në këtë vend, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kina, vendi ku shpërtheu për herë të parë Covid-19, nuk është duke shënuar më raste pozitive me koronavirus brenda vendit, përveç rasteve të pakta nga jashtë.

Por ky virus është duke u përhapur në mënyrë të pakontrollueshme në Evropë, veçanërisht në Itali dhe Spanjë, duke shënuar mijëra viktima.

Ish-mbrojtësi i Italisë, Juventusit dhe Real Madridit iu ka dhënë shpresë evropianëve, megjithatë, se gjithçka do t’i rikthehet realitetit.

“Koha ime në karantinë ka mbaruar. E kam këtë dokument i cili më lejon të eci lirshëm nëpër qytet. Këtë mëngjes shkova në qendrën tregtare dhe u ktheva dhe dola për drekë jasht”, tha Cannavaro.

“Ende jemi nën mbikëqyrje gjithandej dhe policia këtë mund të të ndalë për ta kontrolluar temperaturën. Të gjithë vendosin maska, por jemi duke iu kthyer realitetit dalëngadalë”, shtoi ai. /Gazeta Express/