Çanak tregon se si ishte tallur me pushtetin serb kur Kosova shpalli pavarësinë: Shtini tanket, respektoni Kushtetutën - Gazeta Express

Çanak tregon se si ishte tallur me pushtetin serb kur Kosova shpalli pavarësinë: Shtini tanket, respektoni Kushtetutën

Lajme

Gazeta Express

16/05/2021 20:05

Politikani opozitar serb, lideri i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës (LSV), Nenad Çanak, ka thënë se si kishte ironizuar në shkurt të vitit 2008 me pushtetin serb, duke propozuar që ushtria serbe të hynte në territorin e Kosovës.

Lideri i socialdemokratëve të Vojvodinës, për këtë ngjarje dhe propozim ka folur në një emision në TV Happy, përcjell Gazeta Express.

Çanak thotë se gjatë shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ishte i vetmi në Kuvend që kërkoi që të respektohet Kushtetuta e Serbisë.

“A shkruan në Kushtetutë se ajo [Kosova] është pjesë e territorit të Serbisë? Meqë jo, atëherë thashë: “Ndizni tanket, shkojmë në Kosovë! Shkojmë ta arrestojmë bandën separatiste në Prishtinë!”, thotë Çanak.

 “Pra, si mund të jem tradhtar tani kur atëherë kërkova të bëhet ajo që ishte obligative sipas Kushtetutës?”, ka pyetur Çanak.

Ai ka thënë se kurrë nuk ishte për luftë sepse e dinte që “Serbia vetëm mund të humbte jetën e qytetarëve të saj kot”. /Gazeta Express/