string(59) "canaj-tregon-dy-mundesi-qe-kosova-te-mos-shkoje-ne-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

06/06/2025 7:14

Canaj tregon dy mundësi që Kosova të mos shkojë në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

06/06/2025 7:14

Analisti politik, Blerim Canaj, ka treguar dy alternativa që Kosova të mos shkojë sërish në zgjedhje.

Sipas ish diplomatit Canaj, nëse mendohet për një qeverisje deri në zgjedhjen e presidentit në parlament duhet të dërgohet emri i Fatmir Limajt për kryeparlamentar.

Ndërkaq të dytën mundësi ai vlerëson që Albin Kurti ta kontaktojë Memli Krasniqin dhe Bedri Hamzën për të bërë një kompromis.

“Janë dy mundësi tani më që të mos shkojmë në zgjedhje. E para është në qoftë se mendohet për një qeverisje deri në zgjedhjen e presidentit, në parlament të çohet emri i Fatmir Limajt [për kryeparlamentar]. Jam shumë i sigurt që ai i merr votat për shkak se është komunikativ edhe i ka ish kolegët dhe bashkëluftëtarët e vet. E dyta është që me qenë se LDK është bllokuar në kuptimin e asaj që nuk dëshiron të hyjë në qeverisje. Albin Kurti në një mëngjes të bukur ta kontaktojë Memli Krasniqin dhe Bedri Hamzën dhe të bëjë një kompromis. Politika është kompromis”, tha Canaj, për RTV21.

Lidhur me zgjedhjet lokale dhe atyre nacionale në të njëjtën ditë, Canaj thotë se mund të mashtrohen qytetarët për të marr një frymë pro Albin Kurti.

Nëse mbahen zgjedhjet edhe nacionale dhe komunale atëherë mund të mashtrohen qytetarët e merrë një frymë pro Albin Kurti”, tha ai.

Ai tha synimi i VV-së duket se është që Kosova të shkojë në dy parë zgjedhje.

“Synimi i VV-së si duket është edhe më tutje që Kosova të shkojë në dy parë zgjedhje, komunale dhe nacionale dhe atë për shkak të përvojës të cilën e ka pasur VV në zgjedhjet e kaluara komunale, pse? Në zgjedhjet komunale e kemi parë që të rëndësishëm janë kandidatët për kryetarët të komunave  dhe VV pa Albin Kurtin nuk mund të funksionojë”, theksoi ai.

aaaaa