Camila Cabello, rol kryesor në filmin “Cinderella” - Gazeta Express
string(47) "camila-cabello-rol-kryesor-ne-filmin-cinderella"

Arte

Gazeta Express

05/08/2021 0:57

Camila Cabello, rol kryesor në filmin “Cinderella”

Arte

Gazeta Express

05/08/2021 0:57

U lansua traileri i filmit të ri “Cinderella”, i cili kësaj radhe sjell në ekran jo vetëm një ritregim të ngjarjes, por po ashtu është një freskim i këtij tregimi klasik.

Ikona e modës, Billy Porter, i cili njëherësh është edhe aktor e këngëtar, në film paraqitet me rolin e ndrikullës dy gjinore, të njohur me emrin “The Fab G”. E rolin e Hirushes e luan këngëtarja tashmë e famshme botërore, Camila Cabello.

Lexo Edhe:

Porter në një skenë e transformon Hirushen në biznesmene, të veshur me kostum.

Veç debutimit me rol në të, Cabello në rolin e Hirushes veç interesimit që të martohet me Princin, synon të lansojë edhe linjën e saj të veshjeve, dhe madje  duket se karriera është edhe më e rëndësishme për të.

Rolin e të njerkës së ligë e luan Idina Menzel.

Në radhë të aktorëve të tjerë të përfshirë në versionin e ri Cinderella janë edhe: Pierce Brosnan, Minnie Driver, James Corden e Missy Elliot.

Ky është roli i parë i Cabellos në një film të metrazhit të gjatë siç është  “Cinderella”. Ajo po ashtu këndon në film, qoftë këngë të reja por edhe nga ato të ripunuara, përfshirë atë të  Jennifer Lopez  “Let’s Get Loud” dhe “Rhythm Nation” të Janet Jackson.

Filmi “Cinderella 2021” do të debutohet në Amazon Prime me 3 shtator 2021./21Media