“Camavinga duhet t’i injorojë kritikat dhe t’i bashkohet Real Madridit” - Gazeta Express
string(67) "camavinga-duhet-ti-injoroje-kritikat-dhe-ti-bashkohet-real-madrid-2"

“Camavinga duhet t’i injorojë kritikat dhe t’i bashkohet Real Madridit”

Gazeta Express

04/06/2020 17:46

Nëse Camavinga ndihet se është gati për Real Madridin, duhet t’i thotë ‘po’ Zinedine Zidanit sipas Melchiot.

Eduardo Camavinga është dëshira e madhe e Zinedine Zidane për sezonin 2020/21.

Lexo Edhe:

Por, talenti 17 vjeçar është në dyshim, pas këshillave të shumta që i kërkojnë atij të mos shkojë tani në Madrid.

Sido që të jetë, ish mbrojtësi i Chelseas, Mario Melchiot, ka kërkuar nga ai që të mos e dëgjoi askënd.

Sipas Melchiot, nëse Camavinga ka besim në vetvete dhe ndihet gati, duhet tw shkojw nw Spanjw.

“Kur u largova nga Ajaxi. Njerëzit thonin se ishte herët për mua dhe se është dashur të qëndrojë në Holandë”, u shpreh Melchiot për Goal, që ka luajtur për Rennes gjatë sezonit 2006/07. “Më leni të ju them diçka, si lojtar duhet të bëni atë që mendoni se është e mirë për ju dhe të mos i dëgjoni të tjerët”.

“Nëse mendoni se nuk është lëvizja e duhur, atëherë qëndroni ku jeni. Duhet të merret parasysh gjithmonë zhvillimi. Në ekipin që shkoni do të ju bëj më të mirë, gjithashtu ju duhet ta bëni më të mirë”.

“Ai është shumë i ri por e kam parë disa herë atë si lojtar. Ai ka talent, është i sigurt me topin dhe driblon në mesfushë shumë mirë. Ai është mirë te Rennes, por nuk mund ta mbajë edhe gjatë”. /Gazeta Express/