Çalhanoglu po ndihet mirë fizikisht, e ka rikthyer formën optimale - Gazeta Express
string(65) "calhanoglu-po-ndihet-mire-fizikisht-e-ka-rikthyer-formen-optimale"

Sport

Gazeta Express

07/04/2026 18:32

Çalhanoglu po ndihet mirë fizikisht, e ka rikthyer formën optimale

Sport

Gazeta Express

07/04/2026 18:32

Hakan Çalhanoglu ka folur për momentin e tij tek Interi, duke theksuar se ndihet plotësisht i rikthyer në formë dhe se tani gjithçka po i shkon më mirë në fushë.

Mesfushori turk, i cili e ka kaluar një periudhë sfiduese nga lëndimet dhe mungesat e ritmit të ndeshjeve, ka shpjeguar se tani ndihet rehat me ritmin e lojës dhe se ndihen rezultatet e punës që e ka bërë në stërvitje, përcjell “Gazeta Express”.

“Tani e kam gjetur ritmin. Ndihem mirë fizikisht dhe gjërat po më dalin si duhet”, u shpreh futbollisti ofanziv.

Duke folur për performancën e tij, Çalhanoglu shtoi se është i lumtur që është rikthyer në formë dhe që po ndihmon ekipin.

“Jam shumë i kënaqur që tani ndihem mirë në çdo aspekt dhe mund ta jap kontributin tim si duhet.”

Ai foli edhe për rëndësinë e vazhdimësisë: “Kur je në ritëm të mirë fizik dhe mental, gjërat në fushë janë më të qarta dhe mund ta bëj atë që e kërkon trajneri.”

Ish-futbollisti i Milanit e ka treguar kështu një ambicie të qartë për të vazhduar në këtë linjë pozitive dhe për të sjellë rezultate të mira për Interin, teksa sezoni po hyn në fazën vendimtare.

Calhanoglu luajti edhe në Prishtinë për Turqinë ditë më parë në fitoren 1:0 ndaj Kosovës. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement