Caktohet rimeçi, Whyte kërkon hakmarrje për rrahjen brutale kundër Povetkin - Gazeta Express
string(74) "caktohet-rimeci-whyte-kerkon-hakmarrje-per-rrahjen-brutale-kunder-povetkin"

Caktohet rimeçi, Whyte kërkon hakmarrje për rrahjen brutale kundër Povetkin

Gazeta Express

16/09/2020 8:39

Dillian Whyte do të përballet me Alexander Povetkin në një rimeç më 21 nëntor dhe do të kërkojë ta fitojë të drejtën për të pasur mundësi të luftojë për titullin e botës në kategorinë e rëndë.

Boksieri britanik Whyte po e mbizotëronte rusin Povetkin në meçin e 22 gushtit, por u nokautua brutalisht nga një e majtë e egër e rusit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo disfatë i kushtoi 32-vjeçarit me humbjen e mundësisë për të luftuar për titullin e botës në fillim të vitit 2021, por një klauzolë për rimeç në kontratën mes dy boksierëve do t’ia mundësojë atij edhe një luftë kundër rusit 41-vjeçar.

Promotori Eddie Hearn thotë se Whyte duhet ta fitojë patjetër këtë luftë.

Whyte u rikthye menjëherë në kampin e vet stërvitor në Portugali pas humbjes në pesë runde, e cila e prodhoi njërin prej nokautëve më spektakolare në historinë e vonshme të boksit. /Gazeta Express/