Alejandro Jose Hernandez do ta drejtojë super-sfidën mes Barcelonës dhe Real Madridit, e cila do të luhet këtë të diel.
Federata Spanjolle e Futbollit njoftoi sot për përcaktimin e gjyqtarit kryesor të El Clasicos, e cila mund të jetë përcaktuese për fatin e titullit të kampionit në La Liga, shkruan “Gazeta Express”.
Një fitore eventuale do ta afronte gjigantin katalunas me titull, ndërsa triumfi eventual i “Los Blancos” do të hapte gjithçka pasi madrilenët do t’i afroheshin rivalit të përbetuar në vetëm një pikë.
Kjo do të jetë hera e pestë që Hernandez do të vendosë drejtësi në “El Clasico” pasi e ka bërë një gjë të tillë katër herë më parë. /Gazeta Express