Caktohet data e meçit të tretë mes Furyt e Wilderit - Gazeta Express
string(51) "caktohet-data-e-mecit-te-trete-mes-furyt-e-wilderit"

Sporte tjera

Gazeta Express

23/05/2021 12:18

Caktohet data e meçit të tretë mes Furyt e Wilderit

Sporte tjera

Gazeta Express

23/05/2021 12:18

Kampioni i botës në peshat e rënda në kategorinë WBC, Tyson Fury ka nënshkruar kontratë për t’u përballur me Deontay Wilder më 24 korrik.

Fury, 32 vjeç, ishte gati të finalizonte një luftë për të unifikuar titujt e botës kundër Anthony Joshuas në Arabinë Saudite.

Lexo Edhe:

Por kjo u rrëzua kur ekipi i Wilder fitoi një seancë arbitrazhi duke thënë se amerikani kishte të drejtën për një luftë të tretë me Fury.

Fury mundi Wilder për t’i dhënë fund mbretërimit të tij si kampion i WBC në Las Vegas në shkurt të vitit 2020, 14 muaj pasi ata u ndanë baraz në Los Angeles.

Joshua tani pritet të mbrojë titujt e tij IBF, WBA dhe WBO kundër Oleksandr Usyk të Ukrainës në gusht. /Gazeta Express/