Caktohet arbitri i finales së madhe të “EURO 2024” - Gazeta Express
string(48) "caktohet-arbitri-i-finales-se-madhe-te-euro-2024"

Sport

Gazeta Express

11/07/2024 16:38

Caktohet arbitri i finales së madhe të “EURO 2024”

Sport

Gazeta Express

11/07/2024 16:38

Arbitri francez, François Letexier është zgjedhur nga UEFA për ta drejtuar finalen e Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë.

35-vjeçari Letexier bëhet prej më të rinjve që merr përgjegjësinë për ta drejtuar finalen e një ngjarjeje të madhe.

Letexier tashmë i ka drejtuar tri ndeshje në “Euro 2024”, duke përfshirë fitoren 4:1 të Spanjës ndaj Gjeorgjisë në një të tetën e finales.

Finalja e Euro 2024 zhvillohet të dielën në Berlin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement