UEFA i ka caktuar referët që do ta drejtojnë ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila do të luhet të premten mbrëma në Basel, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.
Szymon Marciniak do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, ndërsa referi i njohur polak do të asistohet nga bashkëvendësit Tomasz Listkeiewicz e Adam Kupsik, shkruan “Gazeta Express”.
Referi i katërt do të jetë Pawel Raczkowski, kurse refer video-asistent Tomasz Kwiatkowski dhe asistent i referit video-asistent, Woijciech Myc, po ashtu të gjithë nga Polonia. /Gazeta Express