string(55) "caktohen-gjyqtaret-e-xhiros-se-parafundit-te-superliges"

Futboll

Gazeta Express

15/05/2025 14:02

Caktohen gjyqtarët e xhiros së parafundit të Superligës

Futboll

Gazeta Express

15/05/2025 14:02

Janë caktuar sot, si zakonisht përmes shortit, gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 35-të të Superligës së futbollit, e cila do të luhet në të njëjtin orar, më saktësisht të shtunën nga ora 16:00.

Pa dyshim, dy ndeshjet kryesore të javës do të jenë ato: Ballkani – Llapi e Malisheva – Suhareka, duke e pasur parasysh rëndësinë e tyre për qëndrim në Superligë, shkruan “Gazeta Express”.

Duelin mes kampionëve të trefishtë të Kosovës dhe finalistit të Kupës do ta drejtojë gjyqtari kryesor, Valon Bajgora.

Kurse, sfida mes Malishevës dhe Suharekës i është besuar gjyqtarit Lirim Jashari, i cili do të jetë kryesor.

Natyrisht, edhe ndeshjet tjera do ta kenë rëndësinë e tyre, ndërsa më poshtë do t’i shihni zyrtarët e pesë ndeshjeve të xhiros së parafundit të këtij sezoni në Superligë. /Gazeta Express