Cakolli: Zgjidhja varet nga vullneti i VV për konsultim real dhe nga gatishmëria e grupeve tjera për t’iu qëndruar pas premtimeve të tyre - Gazeta Express
string(135) "cakolli-zgjidhja-varet-nga-vullneti-i-vv-per-konsultim-real-dhe-nga-gatishmeria-e-grupeve-tjera-per-tiu-qendruar-pas-premtimeve-te-tyre"

Lajme

Gazeta Express

24/08/2025 13:57

Cakolli: Zgjidhja varet nga vullneti i VV për konsultim real dhe nga gatishmëria e grupeve tjera për t’iu qëndruar pas premtimeve të tyre

Lajme

Gazeta Express

24/08/2025 13:57

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas dështimit të sotëm të vazhdimit të seancës konstituive. Ai ka thënë se ndryshimi i kandidatit nga VV dhe propozimi i dikujt jashtë kabinetit qeveriat është hap pozitiv dhe afrim drejt zgjidhjes.

“Ndryshimi i kandidatit nga LVV dhe propozimi i dikujt që s’ka pasur pozitë ministrore është hap pozitiv dhe afrim drejt zgjidhjes – të paktën nominalisht. Mbase nuk i përgjigjet plotësisht aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon konsultim konstruktiv me grupet e tjera parlamentare, por gjithsesi shkon në drejtimin e duhur.”

Ai ka thënë se PDK dhe deputetët tjerë nuk iu qëndruan pas deklarimeve të tyre.

“Në anën tjetër, PDK-ja dhe disa deputetë të tjerë nuk iu qëndruan pas deklarimeve të tyre. Edhe pse vetë kishin vendosur si kriter mbështetjen vetëm për kandidatë që nuk kanë qenë ministra, sot nuk votuan për një të tillë. Nuk ka rëndësi se si e arsyetojnë – mospërputhja me qëndrimet e mëhershme është fakt.”

Cakolli ka shtuar se zgjidhja varet nga vullneti i VV’së për konsultim real dhe konstruktiv dhe gatishmëria e grupeve tjera për t’iu qëndruar pas premtimeve të tyre publike.

“Në këtë situatë mosbesimi e loje nervash, zgjidhja nuk është më aq e largët. Megjithatë, ajo varet nga vullneti i LVV-së për konsultim real dhe konstruktiv dhe nga gatishmëria e grupeve tjera për t’iu qëndruar pas premtimeve të tyre publike.”