Cakolli: Zgjedhja e Presidentit çështje e Kuvendit - e çuditshme sesi takimet mbahen në zyrën e kryeministrit - Gazeta Express
string(105) "cakolli-zgjedhje-epresidentit-ceshtje-e-kuvendit-e-cuditshme-sesi-takimet-mbahen-ne-zyren-e-kryeministrit"

Lajme

Gazeta Express

22/02/2026 20:25

Cakolli: Zgjedhja e Presidentit çështje e Kuvendit – e çuditshme sesi takimet mbahen në zyrën e kryeministrit

Lajme

Gazeta Express

22/02/2026 20:25

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se është e çuditshme sesi takimet konsultuese për zgjedhjen e Presidentit mbahen në zyrën e kryeministrit, pasi zgjedhje e Presidentit është çështje e Kuvendit,.

Kjo pasi Albin Kurti në zyrën e tij të kryeministrit e priti kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza për të diskutuar pikërrisht çështjen e Presidentit.

Cakollli ka thënë se takimet për çështjen e Presidentit duhet të zhvillohen mes kryetarëve të partive parlamentare, sepse ky është proces parlamentar dhe kërkon marrëveshje politike mes forcave parlamentare.

Postimi i plotë:

Zgjedhja e Presidentit është punë e Kuvendit. Prandaj është pak e ‘çuditshme’ që takimet për këtë temë të mbahen në zyrën e Kryeministrit, sikur të ishte proces i Qeverisë.

Takimet për çështjen e Presidentit duhet të zhvillohen mes kryetarëve të partive parlamentare, sepse ky është proces parlamentar dhe kërkon marrëveshje politike mes forcave parlamentare. Rrjedhimisht, nuk bëhet fjalë për raport Kryeministër-opozitë, e aq më pak Kryeministër-deputetë.

Pikërisht për shkak se kërkohet konsensus i gjerë parlamentar prej 2/3 (të paktën në dy raundet e para), koha tashmë është vendimtare. Më së largu deri më 5 mars duhet të arrihet marrëveshje politike dhe të votohet suksesshëm Presidenti; në të kundërtën, hyjmë në një situatë të shkeljes kushtetuese që praktikisht e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement