Cakolli: Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe është politik, do të rrëzohet nga PZAP - Gazeta Express
string(79) "cakolli-vendimi-i-kqz-se-per-listen-serbe-eshte-politik-do-te-rrezohet-nga-pzap"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 19:50

Cakolli: Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe është politik, do të rrëzohet nga PZAP

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 19:50

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar Listën Serbe në zgjedhje, duke e cilësuar atë si një hap politik dhe jo ligjor.

Ai tha se procesi i certifikimit të subjekteve politike është i rregulluar qartë me ligj dhe se KQZ-ja ka tejkaluar kompetencat e saj duke marrë një vendim që, sipas tij, i takon vetëm institucioneve të drejtësisë dhe të sigurisë.

“Ligji është i qartë: çdo parti e regjistruar certifikohet automatikisht, përveçse kur nuk i plotëson kërkesat administrative. Sa i përket kandidatëve individualë, kufizimet vlejnë vetëm nëse kanë dënime me burgim efektiv në tre vitet e fundit. Përderisa nuk ka një akt që shpall një subjekt si organizatë terroriste, ai trajtohet si çdo pjesëmarrës tjetër që plotëson kriteret formale”, ka shkruar Cakolli.

Ai shtoi se praktikisht, pothuajse çdo rast i ngjashëm i moscertifikimit është ndryshuar nga PZAP-i ose nga Gjykata Supreme, prandaj edhe vendimi i sotëm pritet të rrëzohet.

Sipas tij, KQZ-ja me këtë veprim po e kthen administrimin e zgjedhjeve në “teatër politik” dhe po rrezikon kredibilitetin e procesit zgjedhor në Kosovë, duke i dhënë argumente shtesë propagandës së Beogradit në arenën ndërkombëtare.