string(125) "cakolli-thote-se-shoqerise-civile-sot-iu-ndalua-monitorimi-i-seances-na-u-be-e-ditur-se-vendimi-reflekton-qendrimin-e-deharit"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 12:00

Cakolli thotë se shoqërisë civile sot iu ndalua monitorimi i seancës: Na u bë e ditur se vendimi reflekton qëndrimin e Deharit

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 12:00

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se sot nuk i është lejuar hyrja për të monitoruar vazhdimin e 22’të të seancës konstituive.

Sipas tij kjo është bërë me arsyetimin se nevojitet kërkesë e re me shkrim, por Cakolli thotë se një kërkesë e kanë dorëzuar më 10 prill.

“Pas performancës që zhvilluam sot si shoqëri civile para Kuvendit të Kosovës, bashkë me disa kolegë deshëm të monitorojmë seancën – ashtu siç kemi bërë vazhdimisht prej më shumë se 15 vitesh, e veçanërisht pas 15 prillit. Por, kësaj here, sigurimi na ndaloi hyrjen, me arsyetimin se nevojitet kërkesë e re me shkrim, ndonëse një të tillë e kemi dorëzuar që më 10 prill, pas së cilës kemi marrë pjesë në pothuajse të gjitha seancat.”

Cakolli ka shkruar se nga komunikimi me administratën e Kuvendit iu është bërë e ditur se ky vendim “reflekton qëndrimin e kryesuesit Avni Dehari”.

“Nga komunikimi me administratën e Kuvendit, na u bë e ditur se ky vendim reflekton qëndrimin e kryesuesit Avni Dehari. Ky veprim, pikërisht pas reagimit tonë publik, është jo vetëm pengesë e pajustifikueshme, por edhe tejkalim i kompetencave nga ana e kryesuesit, i cili nuk ka asnjë mandat për të kufizuar praninë e shoqërisë civile në Kuvend.”