Cakolli: Takimet për presidentin po mbahen vonë, ngutia mund të na sjellë probleme, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje - Gazeta Express
string(117) "cakolli-takimet-per-presidentin-po-mbahen-vone-ngutia-mund-te-na-sjelle-probleme-vendi-rrezikon-te-shkoje-ne-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 17:53

Cakolli: Takimet për presidentin po mbahen vonë, ngutia mund të na sjellë probleme, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 17:53

Eugen Cakolli ka deklaruar në emisionin “Kosova Live” në T7 se procesi i konsultimeve për zgjedhjen e presidentit ka nisur me vonesë, duke theksuar se tashmë vendi ndodhet në fazën e fundit kohore.

Sipas tij, takimet mes partive politike është dashur të fillonin më herët, në mënyrë që të sigurohej një proces më i qetë dhe me më shumë mundësi për konsensus.

“Jemi në 10-ditëshin e fundit, kjo nguti mund të sjellë probleme. Pra aq sa mund të sjellë dobi aq mund të na sjellë edhe probleme” – u shpreh Cakolli.

Sipas tij, deri më 5 mars duhet të ketë jo vetëm një emër të dakorduar për presidentin, por edhe votimi i tij në Kuvend, në mënyrë që procesi të përmbyllet me sukses.

Ai paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodh, vendi mund të përballet me pasoja politike, duke mos e përjashtuar mundësinë e shkuarjes në zgjedhje.

Ndiqni deklarimin:

Advertisement
Advertisement
Advertisement