Cakolli: Qeveria në detyrë ka shkelur me vetëdije ligjin dhe Kushtetutën - Gazeta Express
string(71) "cakolli-qeveria-ne-detyre-ka-shkelur-me-vetedije-ligjin-dhe-kushtetuten"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 8:06

Cakolli: Qeveria në detyrë ka shkelur me vetëdije ligjin dhe Kushtetutën

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 8:06

Reagimi i Qeverisë në detyrë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Supreme e cila e bëri të qartë se ministrat e zgjedhur deputetë nuk mund të mbajnë edhe poste ekzekutive hasi në kundërreagimin e Gjykatës.

Gjykata Supreme tha se vendimet e saj janë të bazuara në Kushtetutë dhe në ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës dhe si të tilla duhet të respektohen duke e cilësuar reagimin e qeverisë në detyrë si tendencioz.

“Reagimi i Qeverisë në detyrë, përbën, jo vetëm një keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore, por njëkohësisht një ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit. Gjykata Supreme si zbatuese e ligjit, edhe në rastin konkret, ka garantuar që akti nënligjor të jetë në përputhje me normat juridike që rregullojnë mënyrën dhe kohën e miratimit të tyre. Ndaj, çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje autoritetin e Gjykatës dhe legjitimitetin e vendimeve të saj, përmes deklaratave politike, cenon pavarësinë e gjyqësorit dhe dëmton besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, grafika nga Gjykata Supreme.

Duke shfuqizuar udhëzimin administrativ për arka fiskale, Gjykata Supreme tha të martën se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.

Por sipas Qeverisë në detyrë arsyetimi i gjykatës është i pabazuar dhe përbën interpretim të njëanshëm arbitrar, duke thënë se Ligji për Qeverinë nuk përmban asnjë ndalesë lidhur me nxjerrjen e akteve nënligjore nga një qeveri apo ministër në detyrë.

Qeveria tha se vendimi i Gjykatës Supreme është i brishtë edhe në aspektin logjik dhe kushtetues, derisa paralajmëroi se ndaj këtij vendimi  do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike në dispozicion për të kthyer siç potencoi ligjshmërinë.

Në Instituti i Kosovës për Drejtësi për RTV21 thonë se ligjshmërinë e vendosi Gjykata pasi që nuk mund të mbahet edhe posti i deputetit edhe ai ekzekutiv.

“Qeveria ministrat që janë edhe deputetë nga sot nuk duet të marrin vendime ose më mirë mos të shkojnë fare në zyrë sepse bien në kundërshtim me vendimin supremes”, tha Ehat Miftaraj.

Eugen Cakolli nga Instituti i Demokratik i Kosovës ndërkaq tha se  Qeveria ka shkelur me vetëdije ligjin dhe Kushtetutën.

Në kundërshtimin e shpalljes së paligjshëm dhe shfuqizimin e udhëzimit administrativ për arka fiskale nga Supremja eksponentët qeveritarë i përmenden me emra edhe vetë gjyqtarët përkatës, formë kjo e cila nga shoqëria civile cilësohet si thirrje për linçim e sulm ndaj tyre nga përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje.