Cakolli për zgjedhjet e jashtëzakonshme: Mjafton që Gjykata të konstatojë që Kuvendi ka dështuar - Gazeta Express
string(95) "cakolli-per-zgjedhjet-e-jashtezakonshme-mjafton-qe-gjykata-te-konstatoje-qe-kuvendi-ka-deshtuar"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 6:52

Cakolli për zgjedhjet e jashtëzakonshme: Mjafton që Gjykata të konstatojë që Kuvendi ka dështuar

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 6:52

Eugen Cakolli nga KDI tha se për “zgjedhjet e jashtëzakonshme”, mjafton që Gjykata të konstatojë që Kuvendi i Kosovës, në tërësi, si institucion nuk ka përmbushur funksionin e tij bazë kushtetues që është përmendur në aktgjykimin e 18 gushtit teksa ai vlerëson se gjykata pastaj do të dalë me një vendim.

“Gjykata mjafton të konstatojë që Kuvendi në tërësi si institucion nuk ka përmbushur funksionin e tij bazë kushtetues që është përmendur në aktgjykimin e 18 gushtit dhe gjykata pastaj do të dalë me një vendim”, tha ai.

Sipas tij mënyra se si Gjykata do të konstatojë që Kuvendi në tërësi si institucion që nuk ka përmbushur funksionin e tij bazë kushtetues që është i përmendur në aktgjykimin e 18 gushtit që flasin për parimin e ndarjes së pushteteve dhe ai shtoi se mbi këtë bazë kjo gjykatë do ti jep të drejtë presidentes Vjosa Osmani për caktimin e datës së re të zgjedhjeve.

“Mënyra se si mund të shkohet që gjykata mjafton të konstatojë që kuvendi në tërësi si institucion nuk ka përmbushur funksionin e tij bazë kushtetues që është përmendur në aktgjykimin e 18 gushtit dhe ta konstatojë që pamundësia për të themeluar kuvendin brenda afatit kushtetues dhe refuzimi i deputetëve për të vepruar në përputhje më këtë aktgjykim dhe me obligimet e tyre është duke cenuar atë nenin 2/4 dhe gjitha nenet tjera që flasin për parimin e ndarjes së pushteteve dhe mbi këtë bazë gjykata do ti jep të drejtë presidentes që thjesht që të procedojë me caktimin e datës së re të zgjedhjeve”, deklaroi Cakolli.

Krejt në fund Cakolli tha se mjafton që Gjykata të konstatojë që Kuvendi ta dështuar në përmbushjen e funksionit kushtetues. /rtv21