Cakolli: Për zgjedhjen e Osmanit presidente presioni më i madh do të bjerë te LDK-ja - Gazeta Express
string(83) "cakolli-per-zgjedhjen-e-osmanit-presidente-presioni-me-i-madh-do-te-bjere-te-ldk-ja"

Lajme

Gazeta Express

09/01/2026 6:54

Cakolli: Për zgjedhjen e Osmanit presidente presioni më i madh do të bjerë te LDK-ja

Lajme

Gazeta Express

09/01/2026 6:54

Eugen Cakolli nga KDI, tha se presioni më i madh për votat për presidenten Vjosa Osmani do të bjerë mbi LDK-në.

“Meqenëse LVV pritet t’i ketë 57 deputetë, numër të cilit nëse i shtohen edhe 11 deputetët nga komunitetet jo-shumicë dhe një nga komuniteti jo-serb, atëherë e çon numrin në 68 deputetë, por që zakonisht partitë janë kujdesur që mos ta lënë për një deputet dhe, natyrisht, barra më e madhe e presionit do të bjerë mbi LDK-në… për faktin se po tentohet që të gjendet një fajtor kujdestar në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit”, tha ai.

Cakolli shtoi se Kurtit nuk i bëhet vonë nëse dështon zgjedhja e presidentit, pasi që ka tri mandate. /Rtv21

Advertisement
Advertisement
Advertisement