Cakolli për “kritikat” ndaj Osmanit për pjesëmarrjen në marsh: Përpjekje për ta arsyetuar mospjesëmarrjen e disa të tjerëve - Gazeta Express
string(120) "cakolli-per-kritikat-ndaj-osmanit-per-pjesemarrjen-ne-marsh-perpjekje-per-ta-arsyetuar-mospjesemarrjen-e-disa-te-tjereve"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 7:10

Cakolli për “kritikat” ndaj Osmanit për pjesëmarrjen në marsh: Përpjekje për ta arsyetuar mospjesëmarrjen e disa të tjerëve

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 7:10

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik ka reaguar ndaj, sipas tij, kritikave që i janë bërë Presidentes Vjosa Osmani për pjesëmarrjen e saj në marshin e djeshëm “Drejtësi, jo politikë”, duke i cilësuar ato si “naive e shkurtpamëse” dhe si “përpjekje për ta arsyetuar mospjesëmarrjen e disa të tjerëve.”

Në një postim në Facebook, Cakolli foli për kontekstin e rëndë juridik e identitar të gjykimit në Gjykatën Speciale, ku krerët e UÇK-së akuzohen në kuadër të një “Ndërmarrjeje të Përbashkët Kriminale”, akuza që, sipas tij, godasin themelet e vetë shtetit kosovar.

“Kur teoria e prokurorisë dhe i tërë gjykimi prekin nivelin identitar të shtetit, reagimi bëhet detyrim politik, simbolik dhe qytetar,” shkroi Cakolli, duke shtuar se “kur udhëheqësit qëndrojnë të heshtur, duke abstenuar madje edhe nga një kërkesë legjitime qytetare, ata në fakt nuk po e ushtrojnë rolin e tyre kushtetues.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement