string(127) "cakolli-nuk-ka-asnje-logjike-dhe-as-arsye-qe-te-angazhohen-asistente-per-deputete-te-cilet-nuk-po-i-ushtrojne-funksionet-e-tyre"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 9:11

Cakolli: Nuk ka asnjë logjikë dhe as arsye që të angazhohen asistentë për deputetë të cilët nuk po i ushtrojnë funksionet e tyre

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 9:11

Instituti Demokratik i Kosovës ka ngritur shqetësimet e tyre lidhur me angazhimin e asistentëve personalë të deputetëve në një situatë ku Kuvendi ende nuk është funksionalizuar plotësisht.

Eugen Cakolli nga KDI theksoi se për FrontOnline se ndonëse ligjërisht nuk ka ndalesë për një veprim të tillë, ai mbetet i diskutueshëm për shkak të mungesës së bazës së qartë ligjore dhe administrative.

“Ligjërisht, duke qenë se deputetët tashmë e kanë marrë mandatin e tyre, nuk ka një ndalesë të drejtpërdrejtë që do ta pengonte angazhimin e asistentëve të tyre. Megjithatë, në këtë fazë mungon një bazë e qartë ligjore dhe administrative për një veprim të tillë, pasi Kuvendi ende nuk është konstituuar dhe nuk janë funksionalizuar organet e tij,” u shpreh Cakolli

Ai shtoi se përtej aspektit ligjor çështja është edhe më problematike në aspektin parimor dhe etik.

“Nuk ka asnjë logjikë dhe as arsye që të angazhohen asistentë për deputetë të cilët aktualisht nuk po ushtrojnë funksionet e tyre, përtej pjesëmarrjes në seanca tejet të shkurtra. Edhe pse seancat po thirren çdo 48 orë, ato po zgjasin vetëm disa minuta, pa asnjë aktivitet parlamentar substancial,” theksoi ai.

Në përmbyllje, Cakolli paralajmëroi për pasoja në administrimin e fondeve publike në një kohë kur institucionet ndodhen në bllokadë.

“Në këto rrethana, angazhimi i stafit mbështetës jo vetëm që është i panevojshëm, por ngre edhe pikëpyetje serioze etike dhe praktike për mënyrën si menaxhohet paraja publike në kushte të një bllokade institucionale,” përfundoi ai për FrontOnline.

aaaaa