Cakolli: Edhe nëse ndryshimet do të hynin në fuqi tani, Presidenti do të mund të zgjidhej direkt vetëm në vitin 2031 - Gazeta Express
string(91) "cakolli-nese-amendamentetmiratohen-ne-keto-rrethana-nuk-mund-te-kete-zgjedhje-presidenciale"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 19:36

Cakolli: Edhe nëse ndryshimet do të hynin në fuqi tani, Presidenti do të mund të zgjidhej direkt vetëm në vitin 2031

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 19:36

Eugen Cakolli në lidhje me votimin e Presidentit direkt nga populli, ka thnë se kjo ide mund të jetë pjesë e një debati serioz për reformën kushtetuese.

Por, ai ka thënë se procedura ashtu edhe përmbajtja e amandamenteve kushtetuese të dorëzuara nga Presidentja Osmani, tregojnë se ajo nuk e adreson situatën aktuale dhe krizën potenciale nga moszgjedhja e Presidentit nga Kuvendi.

AI ka thënë se edhe nëse këto amendamente miratohen, vetë teksti i tyre parasheh që zgjedhjet presidenciale shpallen jo më vonë se gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të rregullt të Presidentit.

Postimi i plotë i Cakollit:

Ideja për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit mund të jetë pjesë e një debati serioz për reformën kushtetuese. Megjithatë, si

Së pari, për të ndryshuar Kushtetutën duhen të paktën 80 vota në Kuvendin e Kosovës, prej të cilave të paktën 14 duhet të jenë vota të deputetëve të komuniteteve jo-shumicë. Ky është një prag shumë i lartë dhe kërkon marrëveshje të gjerë politike ndërmjet shumicës dhe komuniteteve. Në rrethanat aktuale parlamentare, një shumicë e tillë është tejet e vështirë të arrihet.

Së dyti, edhe nëse këto amendamente miratohen, vetë teksti i tyre parasheh që zgjedhjet presidenciale shpallen jo më vonë se gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të rregullt të Presidentit. Ky rregull është menduar për një situatë të zakonshme institucionale, kur kalendari zgjedhor është i parashikueshëm dhe mandati presidencial po i afrohet fundit të tij. Në rrethanat aktuale kjo formulë nuk mund të zbatohet, andaj edhe nëse amendamenti do të hynte në fuqi tani, ai praktikisht do të zbatohej nga viti 2031.

Përndryshe, vendi do të përballej me një vakuum të qëllimshëm kushtetues, sepse rregulli gjashtëmujor nuk mund të respektohet dhe nuk parashihet një mekanizëm i qartë tranzitor që ta adresojë këtë situatë, ndërkohë që pas skadimit të afatit për mbajtjen e zgjedhjeve, nuk do të kishte as ushtrues detyre.

Së treti, kalimi në një model të ri të zgjedhjes së Presidentit kërkon edhe miratimin e një kornize të tërë ligjore dhe nënligjore që rregullon procesin zgjedhor, administrimin e zgjedhjeve, kandidimin dhe shumë aspekte tjera. Hartimi dhe miratimi i këtyre akteve brenda një kohe kaq të shkurtër do të ishte praktikisht i pamundur. Për më tepër, vetë Gjykata Kushtetuese ka theksuar në vendimin e fundit – kur ishin anuluar shumë projektligje – se procedurat e “super”-përshpejtuara që shmangin standardet e rregullta ligjvënëse cenojnë sigurinë juridike.

Prandaj, është e qartë se, në këto rrethana, propozimi për zgjedhje të drejtpërdrejtë të Presidentit nuk ofron një zgjidhje të menjëhershme për situatën aktuale institucionale. Për të shmangur pasiguri dhe vakuum institucional, çdo ndryshim kushtetues kërkon kohë, konsensus të gjerë politik dhe një tranzicion të qartë juridik

Advertisement
Advertisement
Advertisement