Cakolli: Deputetët s'i nënshtrohen asnjë mandati detyrues, vendi në zgjedhje nëse Presidenti s'zgjidhet deri të enjten - Gazeta Express
string(113) "cakolli-deputetet-sinenshtrohen-asnje-mandati-detyrues-vendi-ne-zgjedhje-nese-presidenti-szgjidhet-deri-te-enjten"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 23:18

Cakolli: Deputetët s’i nënshtrohen asnjë mandati detyrues, vendi në zgjedhje nëse Presidenti s’zgjidhet deri të enjten

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 23:18

Eugen Cakolli nga KDI është lidhur përmes telefonit në “Pressing” të T7, të hënën.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje kishte dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese kur ishte zgjedhur Hashim Thaçi president në vitin 2026.

Kjo me argument se në sallë do duhej të ishin 120 deputetë, por Cakolli tha se Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar këtë.

Ai tha se tutje se deputetët nuk bëjnë mirë nëse nuk qëndrojnë sallë, por kjo nuk krijon vakum kushtetues.

Por, nëse nuk zgjedhet Presidenti deri të enjten, thotë ai, vendi shkon në zgjedhje.

“Deputetët nuk bëjnë mirë nëse nuk qëndrojnë, por nuk krijon vakum kushtetutës. Gjykata shkon një hap tutje, kur e pati rrëzu këtë argumentin e ka përcaktu që në rast se vendimi si i tillë mbahet në shumicën minimale atëherë procedura është zhvilluar si duhet. Deputetëve iu ka njohur mandatin të lirë”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement