Sonte ka dështuar përsëri seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, duke shënuar kështu dështimin e 42-të me radhë. Kryesuesi Avni Dehari, sipas përfaqësuesit të KDI-së, Eugen Cakolli, e ka mbyllur seancën në mënyrë arbitrare, një praktikë që ai thotë se është bërë tashmë e zakonshme.
“Pas mbylljes, partitë e tjera “vazhduan” me fjalime politike, duke simuluar një seancë që nuk ka asnjë vlerë procedurale dhe bie ndesh me Rregulloren” deklaroi Cakolli.
Ai shtoi se me pjesëmarrjen minimale të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, sot ka ekzistuar mundësia që partitë e tjera, nëse do të merrnin pjesë do të votonin kundër, ta rrëzonin zyrtarisht propozimin për votim të fshehtë.
Sipas tij, ndonëse propozimi i kryesuesit për votim të fshehtë është jokushtetues, rregullorja parasheh që ai mund të kalojë me shumicë të thjeshtë – mjafton që të jenë të pranishëm 61 deputetë dhe të votojnë “për” shumica prej tyre.
“Kjo është një ndër arsyet pse partitë e tjera nuk marrin pjesë fare në votim, sepse pjesëmarrja e tyre i siguron LVV-së kuorumin minimal për votim, duke qenë se LVV zakonisht ka më shumë vota “për” sesa forcat tjera politike”, shkroi Cakolli.
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...