Cakolli: As Kushtetuesja s'e zgjidh këtë ngërç, arritja e një marrëveshjeje politike, përgjegjësi kryesore e LVV-së - Gazeta Express
string(112) "cakolli-as-kushtetuesja-se-zgjidhe-kete-ngerc-arritja-e-nje-marreveshjeje-politike-pergjegjesi-kryesore-e-lvv-se"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 11:44

Cakolli: As Kushtetuesja s’e zgjidh këtë ngërç, arritja e një marrëveshjeje politike, përgjegjësi kryesore e LVV-së

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 11:44

Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim tha në emër të përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile që u mblodhën sot për të protestuar te Kuvendi, se “as Gjykata Kushtetuese nuk mund ta zgjidhë këtë ngërç”.

Ai tha se problemi kryesor është “mungesa e vullnetit politik” për gjetjen e një marrëveshjeje, për të cilën tha se përgjegjësinë kryesore e ka partia e cila ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Qëndrimi jonë si organizata të shoqërisë civile është se as Gjykata Kushtetuese nuk mund ta zgjidhë këtë ngërç, për shkak se problemi kryesor në situatën e tanishme është mugesa e vullnetit politik, e jo i mekanizmave proceduralë e ligjorë. Dhe edhe po të ketë vendim të Gjykatës Kushtetuese, prapëseprapë duhet që deputetët të tregojnë vullnet politik”.

Cakolli tha se situata bllokuese në Kuvend “i ka kaluar të gjithë kufijtë e normales”.

“Është bërë ‘boll’, siç po thonë edhe disa prej pankartave tona. Të vetmëve që nuk po u bëhet vonë e nuk po u bëhet vonë e nuk u është bërë ‘boll’ duket se janë deputetët e Kuvendit, të cilët me një papërgjegjësi të plotë janë duke e trajtuar situatën aktuale si diçka të zakonshme, ndonëse situata nuk është e tillë”, tha Cakolli.

Tashmë, “Kuvendi është shndërruar në një cirk të demokracisë”, tha ai, dhe puna e deputetëve deri tash, “mezi i arrin dy orë të plota pune”, ndonëse po paguhen.

“Prandaj, ne si organizata të shoqërisë civile besojmë se është koha e fundit që deputetët t’i thërrasin arsyes dhe të njëjtit të arrijnë që të kenë një marrëveshje politike – e cila normalisht është përgjegjësi kryesore e partisë fituese të zgjedhjeve, e cila ka barrën më të madhe të përgjegjësisë – në nëmyrë që kjo krizë të marrë fund”, tha Cakolli.

Sot ishte “përpjekja” e tridhjeteshtatë për konstituimin e Kuvendit, me seancën e ndërprerë sërish për ta vazhduar pasnesër.

Lëvizja Vetëvendosje po e hedh në votim çdo dy ditë një propozim për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili nuk po i merr votat e nevojshme, ashtu siç Albulena Haxhiu, kandidatja e tyre për kryeparlamentare, ka dështuar më herët në mënyrë të përsëritur që t’i marrë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

Partitë tjera shqiptare argumentojnë se është shkelje ndërrimi i mënyrës së votimit në gjysmë të procesit, ndërsa kjo po shtyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

LVV-ja, e cila fillimisht kërkonte “marrëveshje politike” për të dalë nga situata, e ka bërë të qartë se nuk do ta ndërrojë emrin e kandidates për kryeparlamentare, pavarësisht se PDK-ja dhe AAK-ja kanë thënë se do të mund ta votonin ndonjë kandidat/e tjetër nga kjo parti.