Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se ankesa e VV’së në Kushtetuese për vendimin e Supremes nuk e ndikon as nuk e vonon certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve.
“Ankesat potenciale në Gjykatën Kushtetuese as nuk e ndikojnë, as nuk e vonojnë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve. Edhe proceduralisht, është tejet e vështirë të besohet që Kushtetuesja mund të nxjerrë vendim brenda ditës për ndonjë masë të përkohshme – pa llogaritur faktin se në të kaluarën, Gjykatës i janë dashur muaj të tërë për të vendosur lidhur me ankesat zgjedhore, dhe nuk është prodhuar efekt juridik retroaktiv.”
Ai ka thënë se KQZ ka caktuar mbledhje për nesër në ora 16:00 për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Në anën tjetër, është e pakuptimtë dhe e panevojshme vonesa e KQZ-së që ka caktuar mbledhjen për certifikimin e rezultateve nesër në ora 16:00 – gati 24 orë pas vendimeve të Supremes – kur këtë mund ta bënte fare lehtë shumë më herët, duke qenë se ankesat nuk kanë sjellë asnjë ndryshim në rezultatet përfundimtare të shpallura pothuajse dy javë më parë.”