Cakaj urdhëron ambasadorin të bojkotojë ceremoninë e Nobelit për Peter Handke - Gazeta Express
string(77) "cakaj-urdheron-ambasadorin-te-bojkotoje-ceremonine-e-nobelit-per-peter-handke"

Gazeta Express

09/12/2019 13:12

Cakaj urdhëron ambasadorin të bojkotojë ceremoninë e Nobelit për Peter Handke

Gazeta Express

09/12/2019 13:12

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj është rreshtuar krah qëndrimit të mbajtur nga Kosova dhe ka kërkuar nga ambasadori shqiptar në Suedi që të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi, i cili i jepet ndër te tjëra Peter Handkes.

 “Çdo shpërblim i personaliteteve që kanë mohuar gjenocidin edhe nëpërmjet veprave të tyre letrare, vetëm forcon prirjet për t’iu shmangur përgjegjësive historike dhe relativizuar peshën e rëndë të krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe gjenocidit.”-shkruan Cakaj.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se Peter Handke është shprehur hapur dhe publikisht në mbështetje të Sllobodan Millosheviçit.

Më poshtë reagimi i plotë i Gent Cakajt:

Duke qenë thellësisht të bindur se arsyetimi dhe lavdërimi i krimeve të luftës është pengesë për shpirtin e pajtimit që duhet të mbizotërojë në rajon, ne kemi urdhëruar Ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për Peter Handken. Çdo shpërblim i personaliteteve që kanë mohuar gjenocidin edhe nëpërmjet veprave të tyre letrare, vetëm forcon prirjet për t’iu shmangur përgjegjësive historike dhe relativizuar peshën e rëndë të krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe gjenocidit. Ndaj, Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë zyrtare të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi.Përkushtimi ynë, ndërkaq, do të vazhdojë për promovim të marrëdhënieve të mira fqinjësore bazuar në vlerat e patjetërsueshme të së vërtetës dhe në përputhje me kërkesat më të larta të drejtësisë.