Cakaj takon Wadephul, Reforma Zgjedhore tema kryesore e diskutimit - Gazeta Express
string(65) "cakaj-takon-wadephul-reforma-zgjedhore-tema-kryesore-e-diskutimit"

Cakaj takon Wadephul, Reforma Zgjedhore tema kryesore e diskutimit

Gazeta Express

29/09/2020 18:04

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi sot një takim me Nënkryetarin e grupit parlamentar të CDU në Gjermani, Johann Wadephul.

Bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje të njëjtë mbi përparimin e dukshëm që ka bërë Shqipëria, sa i përket zbatimit të detyrimeve para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Lexo Edhe:

Po ashtu, në takim u diskutua edhe për hapat që Shqipëria ka ndërmarrë për mbylljen e reformës zgjedhore, sipas vullnetit të palëve dhe në përputhje me përcaktimet në përfundimet e Këshillit të marsit 2020.

“Mirënjohës për mbështetjen e deritanishme dhe gatishmërinë për ta thelluar bashkëpunimin më tej, në shërbim të së ardhmes evropiane të Shqipërisë.” – përfundoi Cakaj reagimin e tij lidhur me takimin e zhvilluar.