“Çairin e njoh mirë, i duhet përkrahje e fuqishme e qeverisë – Kam alokuar 100 milionë euro”/ Izet Mexhiti - Gazeta Express
string(100) "cairin-e-njoh-mire-i-duhet-perkrahje-e-fuqishme-e-qeverise-kam-alokuar-100-milione-euro-izet-mexhiti"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 20:52

“Çairin e njoh mirë, i duhet përkrahje e fuqishme e qeverisë – Kam alokuar 100 milionë euro”/ Izet Mexhiti

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 20:52

Kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, tha se kësaj komune i duhet dikush që e njeh mirë.

Mexhiti në emisionin Pressing në T7 tha se Çairit i duhet përkrahje e fuqishme e Qeverisë maqedonase.

Tutje ai tha se në këto 1 vjet e gjysmë ka arritur që t’i alokojë diku 100 milionë euro.

“E para Çairin e njoh mirë, e dyta, është shumë i vogël, të regjistruar zyrtarisht ka 63 mijë banorë, por realisht ka 80 mijë banorë. Çairit i duhet një përkrahje e fuqishme e Qeverisë, njeri që e njeh Cairin, i din dobësitë dhe përparësitë e Çairit dhe mendoj që ky do të jetë mandat për projekte strategjike të Çairit, për shkak që në këto 1 vjet e gjysmë kam arritur që ti alokoj diku 100 milionë euro. Është para fillimit të punimeve të universitetit Nënë Tereza”, tha ai.