Çairi me më së shumti të infektuar me COVID-19 në rajonin e Shkupit - Gazeta Express
string(67) "cairi-me-me-se-shumti-te-infektuar-me-covid-19-ne-rajonin-e-shkupit"

Gazeta Express

29/05/2020 21:52

Çairi me më së shumti të infektuar me COVID-19 në rajonin e Shkupit

Gazeta Express

29/05/2020 21:52

Numri i rasteve të reja me Covid-19 në Maqedoni po rritet përsëri. Vetëm ditën e sotme janë regjistruar 52 raste të reja, përcjell Gazeta Express.

Në vend, Shkupi me 239 raste aktive është qyteti me numrin më të madh të infektuar. Në krye është Komuna e Çairit me 54, pasuar nga Saraj me 39 raste, Gazi Baba me 34 raste, Aerodrom me 29 raste dhe Butel me 25 raste, ndërsa Karposhi dhe Qendra kanë nga 9 raste.

Lexo Edhe:

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i kërkoi Ministrisë së Brendshme që të jetë më aktive në terren dhe të ndëshkojë njerëzit që nuk respektojnë rekomandimet e autoriteteve, njofton Telegrafi.mk.

Ndërsa Kryeministri Oliver Spasovski deklaroi se nëse rritet numri i rasteve pozitive me Covid-19 nuk përjashtohet mundësia e kthimit të masave rigoroze.