"Çadrat distancë 3.5 metra" Si do të bëhet plazhi në Shqipëri, nesër publikohen protokollet anti-Covid - Gazeta Express
string(99) "cadrat-distance-3-5-metra-si-do-te-behet-plazhi-ne-shqiperi-neser-publikohen-protokollet-anti-covid"

“Çadrat distancë 3.5 metra” Si do të bëhet plazhi në Shqipëri, nesër publikohen protokollet anti-Covid

Gazeta Express

28/05/2020 23:30

Nesër qeveria shqiptarë do të publikojë për herë të parë protokollet e sigurisë (ndaj Covid) për plazhet e vendit.

Lajmin e ka përcjellë këtë të enjte Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në emisionin Opinion. Manastirliu u shpreh se distanca e çadrave do të jetë nga boshti në bosht 3.5 metëe, dhe do të lejohen deri në dy shezlongë për çadër ose edhe çadra pa shezlong.

Lexo Edhe:

“Zbatohen protokolle të sakta dhe besojmë se nga data 1 Qershor do të kemi edhe protokollet që do të përcaktojnë kriteret për plazhet që do të kenë çadrat e vendosura, shezlongët, kushtet higjeno sanitare. Distanca e çadrave nga boshti në bosht do të jetë 3.5 metër. Do të ketë dy shezlongë, por mund të ketë edhe çadra pa shezlongë. Do të ketë kushte higjeno- sanitare. Po krijohet një autoritet i veçantë për plazhet. Kemi përcaktuar të gjitha këto në protokolle. Protokolli është gati, është i miratuar dhe nesër bëhet publik për të gjitha strukutat hoteliere dhe turizmin”-tha Ministrja e Shëndetësisë./Express