string(91) "bytyqi-rade-koncar-eshte-nje-shembull-sesi-inovacioni-con-drejt-suksesit-ne-tregjet-globale"

Ballina

Gazeta Express

30/09/2023 11:01

Bytyqi: “Rade Konçar” është një shembull sesi inovacioni çon drejt suksesit në tregjet globale

Ballina

Gazeta Express

30/09/2023 11:01

Në ceremoninë me rastin e shënimit të 75 vjetorit të ShA Rade Konçar TEP, foli zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje ekonomike, koordinim të sektorëve ekonomikë dhe investimeve, Fatmir Bytyqi.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, foli në solemntitetin me rastin e shënimit të 75 vjetorit të SHA Rade Konçar TEP

Në fjalimin e tij, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se ky është një përvjetor i rrallë me të cilin një kompani mund të shënojë dekada të suksesshme.

“Festimi i 75 vjetorit të SHA Rade Konçar TEP është një shembull i vërtetë se si qasja e hapur dhe inovative e vazhdueshme në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja i jep më shumë dekada vitalitet dhe sukses tregu në tregjet rajonale dhe globale. Kjo pa dyshim përfshin zbatimin e zgjidhjeve teknologjike cilësore dhe të avancuara që plotësojnë standardet më të larta industriale dhe nevojat më specifike të tregut të përpunimit të metaleve dhe industrisë elektrike”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi shtoi se përvjetori është një shfaqje e kursit vizionar që menaxhmenti i kompanisë arrin të mbajë ndër vite, duke pranuar progresin dhe duke shtyrë vazhdimisht kufijtë e asaj që është e mundur.

Me një kujdes të fortë për punonjësit, për sigurinë e tyre materiale dhe investime të vazhdueshme në zhvillimin e njohurive dhe aftësive të tyre, Rade Konçar është një kompani në të cilën zhvillimi i kapitalit njerëzor në përputhje me shkencën dhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet e arsimit të lartë ka forcuar themelet të sukseseve në treg dhe në industri në të cilat përparimi teknologjik paraqet sfida të reja në mënyrë të pandalshme”, tha Bytyqi.

Në cilësinë e zëvendëskryeministrit për çështjet ekonomike, Bytyqi tha se që në fillim të mandatit të tij ka qenë i bindur se konkurrueshmëria e ekonomisë sonë në tregjet rajonale dhe globale mund të forcohet vetëm nëse kompanitë vendore zhvillojnë produkte dhe shërbime të bazuara në inovacione dhe investime në kërkim dhe zhvillim, punë të paguara denjësisht, me të cilat krijojnë vlerë të shtuar dhe shënojnë sukses jo vetëm në tregun tonë, por edhe konkurrojnë efektivisht në skenën globale.

“Rade Konçar është pikërisht ai lloj kompanie, e cila në veprimtarinë e saj mishëron parimin e inovacionit në zhvillimin teknologjik”, tha Bytyqi.