Bytyqi në Shkup takon ministrin e Arsimit të Maqedonisë Veriore - Gazeta Express
string(63) "bytyqi-ne-shkup-takon-ministrin-e-arsimit-te-maqedonise-veriore"

Gazeta Express

29/11/2019 16:03

Bytyqi në Shkup takon ministrin e Arsimit të Maqedonisë Veriore

Gazeta Express

29/11/2019 16:03

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është takuar sot në Shkup me ministrin e Arsimit të Maqedonisë Veriore, Arbër Ademi, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në arsim mes dy vendeve.

Të dy ministrat u pajtuan se edhe bashkëpunimi i deritanishëm mes Kosovës dhe Maqedonisë në arsim ka qenë i shkëlqyeshëm, por theksuan se ka hapësirë për bashkëpunim edhe më të madh në të gjitha nivelet e arsimit.

Gjatë këtij takimi, ministrat Bytyqi dhe Ademi vunë theksin te arsimi i lartë, ku bashkëpunimi mund të ndikojë në ngritjen e cilësisë, që është edhe qëllim i të dy shteteve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement