Bytyçi, PDK: VV është parti ekstreme, ka djegur shtetin e tash po sulmon çdo zë kritik - Gazeta Express
string(83) "bytyci-pdk-vv-eshte-parti-ekstreme-ka-djegur-shtetin-e-tash-po-sulmon-cdo-ze-kritik"

Bytyçi, PDK: VV është parti ekstreme, ka djegur shtetin e tash po sulmon çdo zë kritik

Gazeta Express

23/05/2020 18:16

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për sulmet e fundit që ka nisur ndaj gazetarëve dhe mediave për çfarëdo raportimi që nuk i pëlqen partisë së Albin Kurtit.

Bytyçi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Vetëvendosje është parti ekstreme e cila fillimisht ka sulmuar e djegur institucionet, pastaj i linçoi institucionet e zyrtarët e tani në emër të së vërtetës sulmon çdo zë kritik.

Lexo Edhe:

“Lëvizja Vetëvendosje i ka sulmuar institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu Kuvendin. Ishin sulme në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo parti, ka kërcënuar anëtarët Gjykatës Kushtetuese, Policinë e çdo institucion tjetër të pavarur dhe efikas të shtetit. E disa po çuditen pse ju erdhi rendi kërcënimit të mediave. Të tilla janë partitë politike ekstreme. Një herë e sulmojnë sistemin në emër të çkapjes, pastaj instucionet në emër të demokracisë e në fund çfarëdo zëri kritik në emër të së vërtetës”, ka shkruar ai.

“Deri në atë moment kur e arrinë shumicën, 51%. Atëherë më nuk do të ketë institucione të pavarura, as demokraci e aq më pak liri për të kritikuar!”.