Bytyçi akuzon Ministrin e Kulturës në Shkup për diskriminim ndaj shqiptarëve - Gazeta Express
string(76) "bytyci-akuzon-ministrin-e-kultures-ne-shkup-per-diskriminim-ndaj-shqiptareve"

Maqedoni

Gazeta Express

04/02/2026 10:29

Bytyçi akuzon Ministrin e Kulturës në Shkup për diskriminim ndaj shqiptarëve

Maqedoni

Gazeta Express

04/02/2026 10:29

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministrit të Kulturës të Maqedonisë së Veriut, Zoran Lutkov, i cili tha se projektet kulturore vlerësohen vetëm mbi bazën e cilësisë dhe jo kriterit etnik. Sipas Bytyçit, kjo qasje shërben si justifikim për diskriminimin e shqiptarëve në shpërndarjen e fondeve publike.

Ai thekson se, përveç cilësisë, kriter i domosdoshëm duhet të jetë edhe shpërndarja e drejtë e projekteve, duke respektuar larminë kulturore dhe raportin etnik në një shtet multietnik si Maqedonia e Veriut. Bytyçi paralajmëron se injorimi i këtij parimi thellon ndasitë mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Shkrimi i Bytyçit:

Ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Lutkov, duke iu përgjigjur një pyetjeje për përfitimet e shqiptarëve nga projektet e kësaj ministrie, ka thënë se “Ne nuk nisemi nga kriteri etnik, por ai i kualitetit të projekteve”! Me këtë lloj zhargoni, që në një shoqëri homogjene mund të ketë sens, Lutkov përligj në fakt diskriminimin e shqiptarëve.

Pohimi i ministrit të kulturës në Shkup thjesht shpreh një lloj justifikimi për vendimet e tij diskkriminuese në shpërndarjen e donacioneve për projektet kulturore në këtë vend. Dhe më keq akoma, dëshmon se qeveria e Maqedonisë së Veriut është edhe më tej e përkushtuar për diskriminimin e shqiptarëve. Eshtë e vërtetë se cilësia e projekteve është kriter. Por po aq kriter i rëndësishëm është edhe shpërndarja e projekteve. Ta vemë se në ministri shkojnë njëzet projekte me të njëjtin objekt subvencionimi dhe të njëzeta janë cilësore. Por nuk mund të mbështetet vetëm një sektor për hir të cilësisë.

Në shpërndarjen e donacioneve për kulturën ka vlerë të jashtëzakonshme shumësia dhe larmia, pra shpërndarja në të gjithë sektorët. Dhe kjo favorizon ruajtjen e një raporti të drejtë edhe etnik, derisa Maqedonia e Veriut është e ndarë në disa etni, ku shqiptarët janë determinues së bashku me maqedonasit. T’i ikësh kriterot të shpërndarjes edhe në aspektin etnik me justifikimin e kualitetit është një aventurë perverse e thellimit të dasive midis dy popujve shumicë në Maqedoninë e Veriut!

Advertisement
Advertisement
Advertisement