Byroja që e largoi deputeten nga Kurti e Osmani, "nuk i ndjek hajnat', "kriminalizon paratë e mërgatës" - Gazeta Express
string(97) "byroja-qe-e-largoi-deputeten-nga-kurti-e-osmani-nuk-i-ndjek-hajnat-kriminalizon-parate-e-mergates"

Byroja që e largoi deputeten nga Kurti e Osmani, “nuk i ndjek hajnat’, “kriminalizon paratë e mërgatës”

Lajme

Gazeta Express

05/10/2022 12:58

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, e cila ka braktisur partinë “GUXO” dhe Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për t’iu bashkuar LDK-së, në një intervistë në “Pressing” të T7, në mënyrë të detajuar ka shpjeguar arsyet e këtij largimi derisa ka treguar problemet me reformën në drejtësi dhe rreziqet që vijnë nga Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Kica-Xhelili ka thënë se është ndjerë e trishtuar me shpejtësinë që është tentuar të shtyhen këto procese tepër sensitive, meqë siç thotë vetë deputetja, reforma në drejtësi “s’është vendim për të shtruar dy metra rrugë”.

“Byroja nuk i ndjek hajnat”

Deputetja e LDK-së Kica-Xhelili ka thënë se perceptimi publik i krijuar për Byronë është se një institucion i tillë do t’i ndjek hajnat, gjë që s’është e vërtetë. Kica-Xhelili thotë se hajnat dhe korrupsioni ndiqen nga prokuroria dhe se Byroja s’mund të bëjë diçka të tillë.

“Jo, jemi tu fole për diçka jashtëzakonisht të ndjeshme. Nuk jemi tu folë për një vendim për me i shtru dy metra rrugë., Jemi duke folur për Byronë për konfiskim civil. Dhe unë e kuptoj që për laik juridik në parim duket si diçka që i ndjek hajnat, nuk është kjo. Aspak nuk është kjo. Byroja nuk mundet me i ndjek hajnat atë punë e ka prokuroria. Edhe korrupsionin nuk mundet me e ndjek byroja, atë punë e ka prokuroria”, ka thënë Kica-Xhelili në Pressing të T7, shkruan Gazeta Express.

“Byroja do t’i përfshijë nëpunësit që marrin rrogë nga shteti, jo biznesmenët”

Deputetja Kica-Xhelili tutje ka shpjeguar se Byroja do t’i përfshijë vetëm nëpunësit publik, pra ata që nga viti 2008 kanë marrë rrogë nga shteti. Byroja nuk do të përfshijë biznesmenët apo edhe oligarkët siç preferonte t’iu referohej Lëvizja Vetëvendosje.

“Byroja do t’i përfshijë të gjithë nëpunësit publik. Jo biznesmen, jo njerëzit që potencial.. shiko ti mund të jesh pastruesi më i madh i parash dhe më i korruptuar në Kosovë e të mos kesh pas të bësh fare me një nëpunës dhe megjithatë nuk do të prekesh nga Byroja. Kjo duhet të bëhet e qartë. Byroja s’merret me biznesmen, me oligarkët sikurse dihen te quhen të tillët. Byroja merret me ata që marrin rrogë nga shteti i Kosovës. Dhe këta 80 mijë nëpunës publik do të analizohen nga viti 2008 çfarë kanë marrë nga shteti”, ka sqaruar tutje Kica-Xhelili.

Kriminalizimi i parave të mërgatës

Një problematikë tjetër të Byrosë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme që e ka ngritur deputetja Kica-Xhelili ka qenë edhe çështja e parave të dërguara nga mërgata.

Kica-Xhelili ka thënë se në rast kur një nëpunës civil ka marrë rrogë 300 euro nga shteti, dhe ndërvite ka blerë një banesë shtesë që s’përputhet me pagën prej 300 euro, atëherë ekziston mundësia që të bëhet kërkesë në gjykatë për ta konfiskuar edhe në rast se e ke blerë me paratë që t’i kanë dërguar nga mërgata.

“Nëse ti i ke marrë 300 euro dhe ndërkohë ndërvite e ke krijuar një banese shtesë që është në shpërputhje  me 300 euro që i ke marrë nga shteti. Ekziston mundësia që të bëhet kërkesë në gjykatë që të të konfiskohet banesa. Në qoftë se në çfarëdo forme që ti banesën e ke bërë me pare të mërgatës, sepse duhet të flasim si është realiteti në Kosovë”, ka shtuar tutje Kica-Xhelili, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka thënë se gjatë fushatë ishte trumpetuar se do të merreshin me “peshqit e mëdhenj” dhe jo me nëpunësit civil e “peshqit e vegjël”. Prandaj thotë se ka pasuar mospajtime dhe ndryshim qëndrimesh.

“Kur ne e kemi trumpetuar reformën në drejtësi, në mendje e kemi pasur “The Big Fish”, peshqit e mëdhenj në mendje, nuk i kemi pasur të vegjlit. Të Byroja është problematike çështja e 80 mijë punëtorëve. Është problematike kriminalizimi i rezistencave (paratë nga mërgata).

Prandaj kemi mospajtime, ndryshim në qëndrime”, ka theksuar ndër të tjera Kica-Xhelili.

Në Pressing ajo ka thënë se qasja që ka treguar Qeveria Kurti për reformën në drejtësi nuk është ajo që e ka pritur, derisa ka sqaruar se s’është kundër asnjë procesi për reformë në drejtësi.

“Qasja e kësaj qeverie, përfshirë edhe në reformat në drejtësi, nuk është ajo që e kam pritë, të jem shumë e sinqertë. Një vit e gjysmë jam munduar përbrenda që t’i ritheksoj të gjitha problemet që unë i kam identifikuar në përputhje me këto reforma. Dhe ta kemi të qartë sepse unë po e shoh që në vazhdimësi për njerëz që abstenojnë apo sikur unë që kam hezituar në disa momente, nuk jam kundër vetingut, jam për vetting, fuqishëm do ta mbështes vetingun. Dhe kjo do të bëhet e qartë. LDK në programin 2019 e ka pasur vettingun edhe Byronë”, ka shtuar ajo.

Juristja e cila tashmë ulet në karrigen e LDK-së, ka thënë se në drejtësi janë disa procese të cilat ose duhet të bëhen mirë ose ka rrezik për shkatërrimin e gjithë sistemit.

“Por tash pyetja që duhet të shtrohet është kjo, dhe këtu është një pikë ndarëse që s’po kuptohet mirë. Janë disa procese në drejtësi që ose duhet të bëhen mirë, ose e shkatërrojmë sistemin e drejtësisë”, ka potencuar Kica-Xhelili në Pressing të T7.

 Rreziku për keqpërdorimin e Byrosë

Depuetja Kica-Xhelili kuyr ka folur për Byronë, ka thënë se në vazhdimësi i ka shfaqur mospajtimet e saj për mënyrën se si po tentohej të bëhej. Ajo madje ka folur edhe për rrezikun që Byroja të shndërrohet në një levë e cila mund të përfundojë në diçka që s’është nisur të jetë.

“Reforma në drejtësi kanë qenë Vettingu dhe Byroja. Kemi thënë që na duhen dhe parimisht na duhen për atë se si është sistemi i drejtësisë në Kosovë. Por pyetjet që i kam shtruar janë krejtësisht tjera. Arsyeja pse e kam gjete veten duke shkuar në LDK nuk është aksidentale. Po flas për qasjen në reformën në drejtësi. Kur kemi folë për vetting, LDK s’ka qenë kundër asnjëherë. Dhe në fakt abstenimi im për Byronë ka qenë ndër të tjera, sepse kam parë rrisqe shumë të mëdhaja të shndërrimit në një far leve e cila mund të përfundojë diçka që nuk është nisur të jetë. Por nuk po them që është bërë qëllimshëm e tillë. Nuk po paragjykoj”, ka theksuar tutje.

Kica-Xhelili tutje ka thënë se raportet e Komisionit të Venecias ua kanë prerë këmbët këtyre dy proceseve, për të cilat do të vazhdohet të punohet por që s’janë në formatin siç ishin nisur.

“Arsyet pse sot po ballafaqohemi me dy opinione që i kanë pre këmbët këtyre dy proceseve,  nuk po flas që i kanë pre këmbët, se këto mund të vazhdojnë në format tjetër, por në formatin që janë nis, s’janë më, nuk janë më”, ka thënë ajo.

Ajo përveç tjerash ka përmendur edhe çështjen e konfiskimit civil të pasurisë, duke thënë se shembujt që përmenden nga Ministria e Drejtësisë s’mund të funksionojnë në një shtet fragjil si Kosova.

Kica-Xhelili ka thënë se Byroja edhe me ndryshimet eventuale sipas opinionit të Komisionit të Venecias do të jetë përsëri problematike.

“Unë kam thënë në disa intervista, jam lëshuar në atë se Byorja edhe me ndryshimet eventale të opinionit, do të jetë prap shumë problematike. Dhe s’po e them që unë nuk e mendoj konfiskimin civil si opsional. Po e them sepse e kam lexu, po e them sepse duke e pa edhe opinionin e Venecia, po e shoh si mjaft problematike dhe madje të rrezikshme. Ne e kemi Italinë si shembull, sepse MD merr shembull disa shtete ku ka funksionuar konfiskimi civil. Por italia e ka pasur një nivel të lartë”, ka theksuar Kica-Xhelili./GazetaExpress/