Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli, i cili momentalisht është te Drenica, foli për gjyqtarin gjerman të finales së Kupës së Kosovës, derisa edhe dha një emër të një skuadre që mendoi se do ta rivalizonte Dritën në garën për titull.
Sokoli tha se gjyqtari i ndeshjes Prishtina – Llapi në finalen e Kupës së Kosovës – i cili ishte i huaj – është shembull për gjyqtarët vendorë.
“Profa” më tutje zbuloi edhe emrin e një skuadre tjetër që mendonte se do të shkonte deri në fund për titull.
“Kam pritur dhe kam menduar shumë që Malisheva do të shkonte deri në fund për titullin kampion, duke e rivalizuar Dritën”, tha ai në “Favorit”./GazetaExpress/