Bylbyl Sokoli do të jetë trajneri i ri i Malishevës.
Ishte vet trajneri i njohur kosovar që e konfirmoi këtë gjë për Gazetën Express.
“Po, kemi arritur marrëveshje para pak minutash”, ishte i shkurtër në deklaratë “Profa”.
Sokoli do të zëvendësojë Elon Berishën i cili u nda me Malishevën sot, pas humbjes nga ekipi i fundit në tabelë, Prishtina e Re.