Bylbyl Sokoli drejt Malishevës - Gazeta Express
string(30) "bylbyl-sokoli-drejt-malisheves"

Futboll

Gazeta Express

12/04/2026 16:39

Bylbyl Sokoli drejt Malishevës

Futboll

Gazeta Express

12/04/2026 16:39

KF Malisheva ka njoftuar sot zyrtarisht ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Elon Berisha, pas humbjes 2-1 ndaj Prishtina e Re.

Vendimi vjen në një moment delikat për skuadrën, e cila synon të reagojë shpejt pas rezultateve jo të kënaqshme në javët e fundit.

Sipas burimeve të Gazeta Express, drejtuesit e klubit tashmë kanë nisur lëvizjet për të gjetur zëvendësuesin e Berishës.

Në mesin e emrave të përfolur është  Bylbyl Sokoli që së fundmi ka drejtuar KF Drenica dhe më herët ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura në futbollin kosovar.

Zyrtarizimi i trajnerit të ri pritet të ndodhë në ditët në vijim, ndërsa Malisheva synon të stabilizojë ekipin dhe të rikthehet te rezultatet pozitive sa më shpejt. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement