Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli është i ftuar në emisionin sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7.
Ai ka bërë një deklaratë të madhe, duke e përmendur Ballkanin, që fitoi ndaj Dritës sot.
“Ballkani e ka ekipin më të mirë në Kosovë, madje mendoj se është ekipi më i mirë në regjion”, tha ai.
Tutje, ai nuk e cilësoi befasi as fitoren e Drenicës ndaj Gjilanit.
“Drenica ka lojtarë të mirë, andaj nuk është befasi fitorja ndaj Gjilanit”, shtoi ai./GazetaExpress/